Mbillen 1400 fidanë, Koka: Currilat së shpejti park i mbrojtur
Zona e Currilave në qytetin e Durrësit, pavarësisht problematikave të shumta që ka, së shpejti mund të kthehet në zonë të mbrojtur. Ky fakt është bërë i njohur nga Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili ka qenë i pranishëm në Universitetin “Aleksander Moisiu“, ku mes të rinjve ai ka nisur mbjelljen e 1400 fidanëve, një sinjal ky për pyllëzimin që do të nisi së shpejti në të gjitha qytetet e Shqipërisë.Ministri Koka është shprehur se Shqipëria është një vend i pasur me resurse natyrore, por për fat të keq ato kanë degraduar gjatë viteve, ku pyjet kanë qenë ato të cilat janë masakruar në mënyrën më të paskrupullt.Kjo nismë e ndërmarë nga Minitsria e Mjedisit pritet që shumë shpejtë të shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit, ku natyrisht kërkohet sensibilizimi i qytetarëve dhe çdo njërit prej nesh, për të mbrojtur këtë pasuri kombëtare dhe kaq të domosdoshme që janë pyjet.