Ekspertiza mjeko-ligjore e Olldashit: Vdekja si pasojë e shokut traumatiko-hemoragjik

Një muaj pas vdekjes tragjike në një aksident rrugor të deputetit te Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, mjekësia-ligjore ka zbardhur shkaqet që çuan në vdekjen e tij. Sipas këtij ekspertimi vdekja e Olldashit ka ardhur si pasojë e shokut traumato-hemoragjik që është karekteristikë për aksidente kaq të rënda, ku viktima ka gjakderdhje të madhe, çka i sjell edhe humbjen e jetës.Në raportin e përgatitur nga specialistët e mjekësisë -ligjore shihet që në trupin e të ndjerit nuk janë gjetur lëndë të dyta. Kjo konfirmon që ish-deputeti nuk ka qënë nën efektin e alkoolit apo të ndonjë lënde tjetër.Një gjë e rëndësishme që shkruhet në ekspertim është edhe se nga ku e ka marrë goditjen fatale Olldashi. Sipas mjeksisë ligjore goditja me kollonën e makinës, pjesa metalike që ndan kabinën e drejtuesit të mjetit me derën e tij.Ndërkohë gati tre ditë pas vdekjes së Sokol Olldashit u zbardh edhe raporti i ekspertëve për gjendjen teknike të makinës dhe kushtet e rrugës. Në këtë ekspertim thuhet që pakujdesia i mori jetën deputetit, shtuar këtu mungesën e sinjalistikës, mosvënien e rripit të sigurimit, errësira, moti me shi, fushëpamja e kufizuar dhe mosvënia e barrierave të sigurisë në rrugë.Të gjitha këto bënë që makina e Olldashit të bjerë në pjerrësi prej 10 metrash nga rruga kryesore dhe rrotullimi i mjetit të sjellë edhe humbjen tragjike e të parakohshme të 41-vjeçarit. Me këtë raport mjekoligjor bëhet edhe plotësimi i dosjes së aksidentit më të përfolur ndonjëherë në Shqipëri.