Ministria e Bujqësisë shlyen borxhet, Panariti: Tani do bëjmë investime në hidrovorë

Qeveria Rama nis shlyerjen e borxheve. Ka qenë Ministria e Bujqësisë e cila ka shlyer e para borxhin prej 850 mijë dollarë, një vlerë e akumuluar kryesisht si pasojë e mo pagesës së energjisë elektrike të Hidrovoreve.Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, premtoi se pas kësaj do të nisin investimet dhe ndërhyrjet në sektorin bujqësor."Për Ministrinë e Bujqësisë, katër janë prioritetet më madhore, uji toka, prodhimi bujqësor, dhe tregu. Për të filluar me prioritetin e pare - me ujin- sidomos në këtë stinë ku ndodhemi, që është stina e shirave, vëmendja e përkushtimi ynë është për të mirëmbajtur sistemin kullures, për të investuar në argjinatura, në hidrovore e në stacione pompimi. Por e gjitha kjo nuk do kishte kurrëfarë vlere, në rast se ne nuk do ta nxirrnim sistemin nga kolapsi, pra nga borxhet e trashëguara dhe akulumuara prej tete vitesh. Dhe këto borxhe nuk janë pak, janë rreth 850 mijë dollarë. Por duke nisur nga sot, këto borxhe janë zero, për arsye se falë një mirëadministrimi të financave publike, një rialokimi të kujdessshëm të tyre, këto borxhe konsiderohen të shlyera. Kështu sistemi futet në binarët e normalitetit. Tani marrin vlerë dhe investimet, edhe riparimet, dhe ndërhyrjet, kur garantohet furnizimi i pandërprerë me energji elektrike. Por jo vetëm kaq, ne tashmë kemi bërë gati edhe propozimet tona, për rishikimin e tarifave të furnizimit me energji elektrike, të hidrovoreve, të stacioneve të pompimit, dhe së shpejti ky draft me tarifat e reja favorizuese do t’u kalojë institucioneve përkatëse për miratim, duke lehtësuar më shumë sistemin për të qenë në eficencë të mire, për të përballuar atë që duhet të përballojnë – kullimin. Le të jetë ky ogur i mbarë për Qeverinë e cila ka ndërmarrë objektivin madhor për shlyerjen e borxhit publik. Fillesa është e jona, po jam i sigurt se do futemi në mënyrë të qendrueshme në shlyerjen e borxheve të mbetura e trashëguara nga tetë vitet e mëparshme”tha Panariti.Panariti u shpreh se Ministri ka bërë gati propozimet për uljen e tarfave të energjisë për hidrovoret duke synuar që të përmirësohet më shumë kullimi dhe evitimin e përmbytjeve.