U godit nga hemoragjia cerebrale, vdes në QSUT i dënuari Fatmir Emini
Një i burgosur ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare Tereza, ku po mjekohej. I dënuari Fatmir Emini ka ndërruar jetë në Spitalin e Tiranë, si pasojë e një hemorragjie cerebrale.Jemini i datëlindjes 14.04.1956, lindur dhe banues në Fier,ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin nr. 80, dt. 03.06.2008 për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, me 22 vite heqje lirie, ndërsa aktualisht kishte kaluar në statusin e të paraburgosurit. Ai vuante dënimin në IEVP Peqin që prej dt. 08.12.2012, pas një transferimi nga IEVP Krujë.Emini ishte aktualisht me statusin e të paraburgosurit, pasi në dosjen e tij rezultonte një çështje tjetër, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, që ishte në gjykim e sipër, pasi vendimi nuk kishte marrë formë të prerë.Gjendja shëndetësore e të dënuaritF. Emini ka pësuar edhe më parë një goditje tjetër cerebrale. Në momentin që ka ndodhur goditja e dytë, të dënuarit i është ofruar menjëherë ndihma mjekësore pranë QSUT të Tiranës. I janë bërë ekzaminime urgjent dhe konsulta nga mjekët neurolog dhe reanimator sapo është shtruar dhe trajtuar intensivisht që nga momenti i paraqitjes në spitalin civil. Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve janë marrë masat në koordinimin e punës me Qendrën Spitalore Universitare Tereza, si edhe për sigurinë e tij, ku i dënuari u shtrua me proçedurë të përshpejtuar, nisur nga gjendja shëndetësore e paraqitur.Dinamika e ngjarjesPacienti Fatmir Emini, mosha 54 vjeç, ardhur nga IEVP Peqin, më datë 07.12.2013 në IVSHB me Diagnozën: Krizë hypertensive, St. post AVC Ishemik. Diabet mielitus tip II, me numër regjistri 1072. Në momentin e ardhjes pacienti kishte humbje të vetëdijes, në gjendje të rënduar. Në këto kushte, pacienti dërgohet urgjent në QSUT “Nënë Tereza” për konsultë kardiologu dhe konsultë neurologu.Pacientit i realizohet konsulta e kardiologut dhe konsulta me mjekun neurolog, i cili i rekomandon CT (skaner) koke urgjent. Pacientit i realizohet CT koke menjëherë, ku rezulton Hematome (hemoragji) intracerebrale. Në këto kushte kërkohet konsultë me mjekun neurokirurg të QSUT “Nënë Tereza”, realizohet konsulta, por nuk vendosin intervent kirurgjikal. I kërkohet konsultë reanimatori, ku pas konsultës për arsye të gjendjes shëndetësore të rënduar, vendoset hospitalizimi në REA Qendror (Reanimacion) QSUT “Nënë Tereza”. Më datë 09.12.2013, rreth orës 17:20, pacienti bën exitus letalis (vdekje) në REA Qendror.