Skepticizmi i Holandës për statusin, 3 ministra “mision” në Hagë
Ndërsa mbeten vetëm 6 ditë përpara mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE për marrjen e vendimit për statusin e Shqipërisë, tre ministra të kabinetit “Rama” ndodhen në Hollandë për një vizitë të rëndësishme zyrtare.Në Hollandë, i cili konsiderohet si shtet ndër më striktët apo më skeptikët në qëndrimin e tij në lidhje me proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Ministrja, Gjosha do të zhvillojë sot një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të këtij shteti. Takimi i parë është planifikuar me Këshilltaren e Kryeministrit Lesleyd'Huy. Në vijim do të zhvillohet një takim në Senat me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Çështje Europiane.Gjosha, në takimet zyrtare në Hagë shprehet se dhënia e statusit të Shqipërisë si vend kandidat i Bashkimit Evropian do të ishte një hap i madh pozitiv për mbarëvajtjen e proçesit të integrimit. Ajo shprehet se e ka parë anëtarësimin e shqiptarëve në BE si një perspektivë të qartë dhe jo një ëndërr si 20 vjet më parë.Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, do të raportojnë dhe dëshmojnë për reformat e ndërmarra deri tani si dhe planin konkret të masave që qeveria po vë në zbatim për plotësimin e 5 prioriteteve kyçe të lëna nga Komisioni, duke u përqendruar sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Gjatë vizitës në Hollandë, ministrat do të marrin pjesë në një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar për Çështje të Bashkimit Europian, ku do të tregojnë konkretisht punën e qeverisë, si dhe vullnetin e vizionin e saj , ku procesi iintegrimit mbetet një nga prioritetet më madhore. Qëllimi i kësaj vizite, veç dëshmisë reale për progresin që ka bërë vendi është edhe përmirësimi i imazhit të Shqipërisë,mjaft i rëndësishëm në një kohë kur vetëm pak ditë na ndajnë nga vendimi për statusin.Gjatë turit të takimeve të zhvilluara në Francë, Bruksel, Suedi dhe shtete të tjera, delegacioni shqiptar i ministrave ka marrë vlerësime mjaft pozitive, çka shpresohet të ndodhë edhe në këtë vizitë.