Fier, godet me thikë bashkëfshatarin pas një grindje, humb jetën 27-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2013, 20:29
Një 27-vjeçar nga Roskoveci i Fierit ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga një bashkëfshatar i tij.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Suk në Fier rreth orës 18:00, ku Kastriot Toska u godit dy herë me thikë nga bashkëfshatari i tij, Tomorr Kaso, pas një grindje mes tyre.I riu u dërgua me urgjencë në spitalin e Fierit, ku edhe ndërroi jetë, pasi nuk mundi t’i rezistojë plagëve të marra.Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.