Prokuroria e KLD kundë Naços: Ndryshimet antikorrupsion cënojnë rolin e gjykatës

Pas amerikanëve dhe europianëve për kundërshtinë e tyre ndaj projekligjit per ndryshimet në kodin penal dhe ligjin antimafia, rezervat për nisëm të qeverisë kanë edhe institucionet e pavarura. Prokuroria dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë të thirrur në seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve kanë argumetuar se përse nuk e mbështesin plotësisht nismen e Ministrisë së Drejtësisë.Erinda Ballauri, shefe kabineti në Ministrinë e Drejtësisë, kërkoi që vetëm korrupsioni ndaj zyrtarëve të lartë të hetohet e gjykohet nga krimet e rënda. Ndërsa kërkoi edhe shtim të numrit të prokurorëve, ndryshe do të kishim zvarritje të hetimeve dhe gjyqeve, gjithashtu edhe ulje të cilësisë së hetimeve.Nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa, ka sqaruar se me këto ndryshime cënohet roli i gjykatës së krimeve të rënda.Përveç kësaj, kjo nisëmsipas tij vështirëson marrjen e provave, sepse krimet ndodhin në të gjithë vendin, ndërsa gjykata dhe prokuroria e krimeve të rënda janë përqëndruar në Tiranë.Rezerva për këto ndryshime shprehen Konferenca Kombëtare Gjyqësore, Komiteti i Helsinkit dhe Dhoma e Avokatëve penalistë.