Dita e të drejtave të njeriut, PBDNJ kritika qeverisë: S'ka ministër minoritar
Minoritetet i kërkuan qeverisë të mbrohen të drejtat e tyre dhe të punohet për arsimin. Vangjel Dule , kryetari i Partisë Bashkimi për te Drejtat e Njeriut dhe nënkryetar i Kuvendit kërkoi zbatueshmëri të ligjit për minoritet kombëtare etnike.“Prioritet për ne është që legjislacioni në fuqi të bëhet i zbatueshëm, i prekshëm në jetën e përditshme të minoriteteve kombëtare. Roli i politikës dhe shoqërisë civile nuk është që të shkojë pas opinionit publik. Detyra e shoqërisë civile, e politikës, është që t’i paraprijë opinionit, ta sqarojë opinionin”theksoi Dule.Arsimi është një nga pikat kyçe që sipas Dules nuk po bëhet asgjë. Nuk garatohet e drejta për arsimim në gjuhën amtare dhe nuk janë hapur shkolla të gjuhëve përkatëse, ku shkolla serbe në Fier ishte vetëm një rast që nuk u shoqërua me të tilla nisma ku ka një përqëndrim më të madh të minoriteteve në Shqipëri.“Përveç trajtimit teorik minoritetet kanë edhe probleme praktike. Janë të drejtat arsimore. Të garantojmë të drejtën e arsimimit në gjuhën amtare. Hapja e shkollës së parë të gjuhës serbe në Fier. Ne urojmë që kjo të ndiqet edhe në zona të tjera për të garantuar arsimim në gjuhën amtare të çdo qytetari të vendit.Shkollat e minoriteteve dy muaj pas fillimit të vitit shkollor janë ende pa shumicën e testeve, që përbën një detyrim elementar të shtetit. Nxënësit e minoritetit grek kanë në duart e tyre vetëm 13 nga 63 libra tituj, që mësohen në të gjitha nivelet e sistemit arsimor. Deri kur do të zgjasë ky dallim. Vështirësitë ekonomike dhe financiare janë vetëm për nxënësit e prioriteteve? Tabelat e shkruara në gjuhën e minoritetit mbeten të lyera me bojë të zezë, një realitet ky që nuk nderon askënd. Nuk bëhet asnjë emision në nivel kombëtar si nga mediat publike apo ato private në gjuhën e një minoriteti, për kulturën e tyre, për trashëgiminë e tyre”- u shpreh kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.Po me kaq shqetësim shihet mospajisja e shkollave të minoriteve me tekste, edhe pse kjo është e parashikuar me ligj. Nxënësit e minoritetit grek kanë në duart e tyre vetëm 13 nga 63 libra tituj, që mësohen në të gjitha nivelet e sistemit arsimor.Po ashtu PPDNJ denon papërgjegjshmërinë ne sinjalistikat rrugore që janë të shkruara në gjuhën e minoriteteve, por janë lyera me bojë të zezë. Deklaratat u bënë gjatë aktiviteteve për ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.