Vrasja e vëllezërve Çollaku, policia e shtetit: U vranë 3 km në brëndësi të tokës greke

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me vrasjen në token helene, të dy vëllezërve nga Korça. Sipas policisë ”në datë 08.12.2013, rreth orës 00.30' është marrë njoftim nga Policia Greke, se ne rajonin e Piramidës 19, rreth 3 km në brëndësi të tokës greke, një patrullë e Policisë Greke, e cila po patrullonte në atë zonë ka shkëmbyer zjarr me dy shtetas shqiptar, ku për pasojë një punonjës i Policisë Greke ka humbur jetën, si dhe nga shkëmbimi i zjarrit kanë gjetur vdekjen dhe dy shtetasit shqiptarë.Me të marrë njoftimin nga strukturat e policisë kufitare u organizuan shërbimet dhe u morën masa për grumbullimin e informacioneve, me qëllim që të bëhej i mundur identifikimi i këtyre personave.Nga të dhënat e grumbulluara nga strukturat e policisë, si dhe pas kontaktit me familjarët rezultoi se dy personat e përfshirë në këtë ngjarje ishin dy vellëzerit Melsi dhe Klevis Çollaku, banorë të fshatit Shuec, të cilët sipas familjarëve ishin larguar nga banesa për peshkim rreth orës 20.00'-20.30' të datës 07.12.2013”.Në vazhdimësi si nga strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, ashtu dhe nga Interpol Tirana dhe oficeri i Kontaktit në Selanik janë mbajtur kontakte me autoritetet policore greke dhe është shkëmbyer informacion lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje, si dhe mbi identitetin e shtetasve shqiptarë të përfshirë në këtë ngjarje.Ndërkohë është mbajtur kontakt gjithashtu dhe lidhur me procedurat për tërheqjen e trupave të 2 shtetasve shqiptarë nga familjarët e tyre, ku menjëherë pas marrjes së konfimimit u njoftuan familjarët për tërheqjen e trupave.Për këtë rast nga seksioni i hetimit të Drejtorisë Rajonale për Kufirin e Migracionin Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, do të përgatiten materialet për ti referuar në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë.