Kodi i etikës për mësuesit Çuçi-Nikolla: Nuk do lejojmë korrupsion në arsim

Ministria e Arsimit Lindita Nikolla, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi dhe përfaqësues të KiE, në kuadër të javës kundër korrupsionit, kanë marrë pjesë paraditen e sotme në tryezën për prezantimin e "Kodit të Etikës së Mësuesit në Arsimin Parauniversitar Publik dhe Privat", si një instrumet për të luftuar korrupsionin në këtë fushë.Në fjalën e tij në këtë takim ministri i Shtetit për Çëshjet vendore, Bledi Çuçi, u shpreh se Shqipëria është e listuar e fundit në Europë përsa i përket korrupsionit dhe kjo është një këmbanë alarmi.“Lufta ndaj korrupsionit duhet të përfshihet edhe në kurrikulat arsimore. Me Kodin e Eritës, mësuesit do të zotohen se do të luftojnë praktikat negative ndër të cilat korrupsioni është i pari. Ky kod na kthen në synimin për përparimin e shoqërisë shqiptare dhe lufta kundër korrupsionit është e para”, u shpreh Çuçi.Ndërsa Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, në u shpreh:“Me këtë kod, arsimi parauniversitar sillet më pranë komiunitetit. Këndvështrimi jonë i ri është qasja e shkollës ndaj komunitetit dhe Kodi i Etikës përmban përkushtimin ndaj komunitetit. Korrupsioni është një gangrenë e shoqërisë duke dëmtuar cilësinë. Ne duhet të krijojmë besimin tek arsimi dhe distancimin e tij nga politika. Komuniteti do të ketë rol kyç në vendimarrjen për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave. Do ndalojmë kategorikisht kurset private dhe do të rishikojmë provimet e maturës dhe provimet e lirimit”, tha Nikolla.