Vra kunatin për pronën, vetëdorëzohet pas 6 muajsh në polici
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2013, 21:45
6 muaj pasi vrau kunatin e tij me armë zjarri për pronën, Fatos Lika është vetëdorëzuar në polici.Lika i shoqëruar nga avokati i tij është dorëzuar sot në mbrëmje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pasi kërkohej nga policia.Ngjarja tragjike ka ndodhur më 4 korrik në Lanabregas, të komunës Dajt dhe dyshohet se ka pasur si shkak motive pronësie. Agim Visha u qëllua me një plumb në kokë nga Lika, ndërsa ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak.