Padia për Imamin, PD: Rama gjueti shtrigash ndaj kundërshtarit politik
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me kallëzimin në Prokurori vetëm një ditë parë të ish-Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami. Deputetja demokrate Jorida Tabaku e cilësoi një sulm politik dhe hakmarrje personale të Kryeministrit Rama ndaj zotit. Imami.“Ky urdhër i Ramës i denjë vetëm për regjimet totalitare bie në ndesh me parimet themelore të demokracisë dhe shtetit ligjor. Edi Rama duhet ta dijë se Shqipëria funksionon në bazë të ligjeve dhe kushtetutës ku sanksionohet qartë dhe prerë se i vetmi institucion që jep vendime është gjykata.Askush nuk mund të dale mbi të, qofte dhe Edi Rama.Deklara e tij e djeshme fakton qarte se Edi Rama po nis gjuetinë e shtrigave, dhe po kërkon të lincojë një kundërshtar politik, duke dhënë ai verdiktin, duke injoruar drejtësinë.Rama, e ka vënë prej vitesh në qendër të sulmit të tij politik Arben Imamin.Publikisht Edi Rama u betua se do të hakmerrej ndaj tij, cka dëshmon se e gjitha kjo është vetëm një farsë dhe sulm personal ndaj Arben Imamit. Z.Imami ka qënë për shumë vite në krye të reformave më të suksesshme që kanë janë kryer në ushtrinë shqiptare, dhe pati kontributin e tij në arritjen e kritereve për anëtarësim në NATO, dhe së fundmi për integrimin e plotë të forcave ushtarake shqiptare në Organizatën e Atlantikut të Veriut, reforma të njohura dhe të vlerësuara jo vetëm nga partnerët tanë ndërkombetare por edhe nga qeveria aktuale” tha ai.Sipas Tabakut, urdhri i Ramës për ndëshkimin e kundërshtarit nxjerr fare zbuluar një njeri që erdhi në politikë, u rrit, dhe u bë kryeministër, thjesht e vetëm përmes korrupsionit.“Sulmet politike ndaj tij nuk do ta ndalojnë aksionin opozitare kundër paligjshmërisë se kësaj qeverie. Edi rama nuk mund t’i fshihet mos mbajtjes se premtimeve, me farsa te tilla kundër opozitës.Urdhri i tij për ndëshkimin e kundërshtarit nxjerr fare zbuluar një njeri që erdhi në politikë, u rrit, dhe u bë kryeministër, thjesht e vetëm përmes korrupsionit” përfundoi Tabaku.