“Shuhet kapedani” Ndue Pjetër Gjomarkaj,vdiq në Itali

Është përcjellë për në banesën e fundit Ndue Pjeter Gjomarkaj, i cili u shua një javë më parë në moshën 93-vjeçare në Itali. Në homazhet e zhvilluara në qytetin e Rrëshenit në nderim të luftetarit të shquar kundër regjimit komunist kanë marrë pjesë autoritete vendore, si dhe qindra qytetarë të Mirditës.Në fjalën e tij historiani i zonës Nikoll Toma, si dhe drejtori i Institutit të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, kanë vlerësuar figurën e Ndue Pjeter Gjomarkaj, si një nga luftëtaret më të zotë që i bëri ballë regjimit komunist dhe që luftoi për lirinë e vendit të tij.Ndue Pjeter Gjomarkaj, qe nga banoret e zones thirrej ndryshe Kapedani, ishte larguar nga Shqipëria gjatë periudhës së regjimit komunist për të rikthyer sërish në vitin 1993, i cili u prit në vendin tonë si Hero, pasi kishte luftuar shumë kundër regjimit të asaj kohe.Ai ka kontribuar gjatë këtyre viteve për shumë familje në nevojë në rrethin e Mirditës, duke i ndihmuar ata, ndërsa emri i tij do të mbahet mend gjatë për kontributin e dhënë për sjelljen e demokracisë në vendin tonë.