Komuna Ballgat, fillojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës
Fale nje investimi prej 200 milione leke te akorduara nga qeveria shqiptare, rruga e komunes Ballgat ne Lushnje, me nje gjatesi prej 2.6 kilometra, eshte duke iu nenshtruar nje rikonstruksioni i cili pritet te ndryshojë teresisht gjendjen e tij ne te cilen ndodhet sot ky aks.Asfaltimi ketij segmenti, ndertimi i mureve anesore,disiplinim i ujërave siperfaqesore por edhe ngritja e disa veprave arti, jane disa prej nderhyrjeve qe do te kryhen ne fazen e pare te punimeve.Gentian Molla,inxhinieri pergjegjes i punimeve shprehet se nje rendesi e veçante po i kushtohet fenomenit te shkarjes se dheut, ku jo pak here ka bllokuar kete aks rrugor.Venia ne zbatim i ketij projekti mendohet te zgjidhe perfundimisht problemet e rreshkitjes se tokes dhe mosbllokimin e rruges, çka ua ka bere tejet te veshtire jetesen banoreve te Ballagatit, e cila njekohesisht e lidh kete Komune dhe me zonat e tjera, rruget e te cilave jane edhe ato ne proçes rikonstruksioni, si segmenti rrugor Hysgjokaj-Ballagat apo Hysgjokaj-Lushnje.