Gruevski,Rompuj: Emri mbetet problem për integrimin
Dakordimi i të gjitha vendeve anëtare të BE-së mbetet parakushti i domosdoshëm që Maqedonia të nis negociatat për anëtararësim. Kjo i është komunikuar sot kryeministrit Nikolla Gruevski nga ana e presidentit të Këshillit Evropian, Herman Van Rompuj, në takimin e zhvilluar në Bruksel.Kryeministri Gruevski ka theksuar se në këtë takim ka informuar zyrtarin e lartë evropian për procesin e reformave të realizuara, zhvillimet e brendshme politike dhe për detyrimet që po përmbush vendi në planin e evrointegrimeve. Gruevski gjithashtu ka nënvizuar se çështja e emrit mbetet pengesa e vetme që po bllokon procesin e afrimit të vendit në BE, dhe për nisjen e negociatave për anëtarësim.Takimi është thirrur me kërkesë të Gruevski, ndërsa Van Rompuj nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat. Ky takim është zhvilluara para Samitit të lartë të BE-së që do të mbahet nga mesi i këtij muaji.