Veterani i çështjes kombëtare tentoi rrëzimin e Car Dushanit

Një veprimtar veteran i lëvizjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik Xheladin Rrustemi nga Haraçina e Shkupit me çekan dhe flamur kombëtar ka sfiduar sot policinë duke i`u afruar disa metra përmendores së mbretit serb “Car Dushani”.Xheladin Rrustemi është i njohur si ish i burgosur politik në periudhën e lëvizjeve politike ilegale shqiptare gjatë ish-Jugosllavisë dhe një nga aktivistët e lëvizjeve të para demokratike shqiptare në Maqedoni.Veprimtari Xheladin Rrustemi para se t`i afrohej policisë është ndaluar, ndërsa ai ka vazhduar që të këndojë këngë patriotike popullore, dhe duke kërcënuar se me duart e tij do të rrëzojë përmendoren e mbretit serb.Forcat policore kanë qëndruar pranë tij për disa minuta, duke urdhëruar që të largohet nga lokacioni “Ura e Civilizimeve” ku është vendosur Car Dushani. Ky është reagimi i radhës nga qytetarë të revoltuar kundër kësaj përmendoreje të vendosur.Xheladin Rrustemi gjithashtu njihet si një nga bashkëveprimtarët me vëllezërit Gërvalla në Gjermani. Ishte në nga aktivistet dhe bashkëthemeluesit e klubit shqiptar në Dyseldorf të Gjermanisë.Ai bashkë me bashkëveprimtarët e tjerë si Malush Ademaj, Sinan Zogaj, Musa Dakaj, Azem Ademaj në vitet e 80 arrestohen në vendlindje me burgim për aktivitete për Kosovën Republikë dhe siç ishte theksuan në akuzën ndaj tyre për aktivitete armiqësore kundër Jugosllavisë së asaj kohe. Ai vuajti burgun nga viti 1984 deri 1990.