Refuzohet kërkesa e Sami Lushtakut, Skenderaj sërish në zgjedhje
Avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci, ka konfirmuar se Gjykata ka refuzuar kërkesën e tij për lirimin e Lushtakut, për të bërë betimin para Asamblesë komunale në Skenderaj, pasi fitoi në garën për kryetar të Komunës në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.Lushtaku fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale me 3 nëntor, dhe mori 88 për qind të votave, për ta udhëhequr komunën e Skenderajt për të tretin mandat radhazi.Por, sipas ligjit, ai duhet ta bëjë betimin para se të marrë drejtimin e komunës.Gjasat janë që Skenderaj të shkojë në zgjedhje të parakohshme.Gjykata Themelore e Mitrovicës nuk e ka marr vendimin sot, lidhur me lirimin ose jo të Sami Lushtakut, edhe pse kryetari i trupit gjykues Dariusc Sielicki kishte deklaruar se do merret këtë vendim të hënën.