Jahjaga para kuvendit të Kosovës

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, shumë shpejt pritet të dal para deputetëve të Kuvendit për raportimin për punën e saj vjetore. Por partitë politike në Kosovë nuk presin ndonjë risi nga raportimi i presidentes, duke thënë se nuk ka bërë ndonjë punë të veçantë që do të bënte interes.Armend Zemaj, deputet i LDK-së, thotë se raportimi në kuvend është detyrim  kushtetues vjetor dhe nuk ka ndonjë gjë të rëndësishme që mund të theksohet për punën e presidentes kosovare Atifete Jahjaga.Edhe zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh anëtar i kryesisë, Ernest Luma,  thotë se partia e tij nuk pret nga presidentja ndonjë gjë të madhe.