Siguria dhe rendi, MB reagon për deklaratën e PD: Gënjeshtra, ja e vërteta me shifra
Ministria e Punëve të Brendshme fton opozitën të thotë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, siç e fton të mos e konsiderojë të pavërtetën, apo akoma më keq shpikjen e shifrave të kriminalitetit, një opsion për të bërë politikë.Referuar deklaratave të PD për rritje të numrit të krimeve kundër personit, vrasjeve dhe aksidenteve gjatë muajit nëntor 2013, Ministria e Punëve të Brendshme deklaron se kjo deklaratë është tërësisht e pavërtetë. Shifrat zyrtare flasin qartë e nuk lënë vend për abuzime. Konkretisht:• KRIMET KUNDËR PERSONIT. Në nëntor 2013 janë regjistruar 296 vepra penale të kategorizuara si krime kundër personit, kundrejt shifrës prej 700 krimesh që deklaron PD.• KRIMET E RËNDA. Në nëntor 2013 janë regjistruar 35 krime të rënda kundër personit, nga 46 që ishin në nëntor 2013 abuzime por dhe shumë më pak nga 160 që deklaroi sot PD. Pra gjatë nëntorit 2013 ka një ulje me 24% të krimeve të rënda kundër personit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.• VRASJET. Në nëntor të këtij viti janë regjistruar vetëm 7 vrasje, nga 12 që ishin në nëntor të vitit 2012 dhe nga 10 vrasje që pretendon PD. Pra gjatë nëntorit 2013 ka një ulje me 42% të numrit të vrasjeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.• AKSIDENTET. Në nëntor 2013 janë regjistruar 163 aksidente, nga 180 që pretendon PD dhe kanë qenë 26 persona të vdekur prej aksidenteve, nga 32 që deklaron PD.Ministra e Punëve të Brendshme i bën thirrje opozitës të informohet më saktë për shifrat e kriminalitetit përpara se të komunikojë në publik të pavërteta.“Shprehemi të hapur të ndihmojmë edhe opozitën vetë të informohet mbi të dhënat zyrtare, siç mirëpresim kontributin e saj në luftën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qeverisë Shqiptare kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.Ministria e Punëve te Brendshme thekson se mbetet tërësisht e përkushtuar në luftën pa kompromis ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe çdo paligjshmërie në tërësi, por edhe ndaj të vërtetës dhe transparencës, si detyrim publik madhor ndaj qytetarëve.PD: Ministria e Brendshme nuk ka nën kontroll as të dhënat mbi kriminalitetin dhe aksidentetMinistria e Brendshme ka reaguar ndaj deklaratës së Partisë Demokratike mbi kriminalitetin dhe aksidentet e muajit nëntor, me një njoftim që dëshmon për fat të keq mungesë kontrolli të këtij institucioni edhe mbi të dhënat dhe shifrat.Partia Demokratike tha se ka pasur 32 të vdekur në aksidente të rënda muajin e shkuar, 25 prej të cilëve në rrugë. Ministria e Brendshme thotë se janë 26 viktima nga aksidentet në rrugë. Por Ministria harron 7 viktimat e pafajshme të minierave në Pogradec dhe Librazhd, dhe kjo ngjarje është një aksident i rëndë. Sipas shifrave të vetë Ministrisë, atëherë numri i viktimave prej aksidenteve në muajin nëntor rezulton të jetë 33. Pra një më shumë se sa deklaroi Partia Demokratike.Lidhur me vrasjet, Ministria e Brendshme thotë se janë 7 të tilla, jo 10 siç deklaron Partia Demokratike. Atëherë, ja se çfarë thonë buletinet e Policisë;1-Në datën 3 nëntor u vra shtetasja me inicialet R. B2-Në datën 5 nëntor u vra shtetasi me inicialet A. B3-Në datën 6 nëntor u vra shtetasi me inicialet J. F4-Në datën 8 nëntor u vra shtetasi me inicialet M. L5-Në 3 nëntor u palgos rëndë dhe ndërroi jetë 7 ditë më vonë në spital shtetasi me inicialet K.B.6-Në datën 12 nëntor u vra shtetasi me inicialet E. L7-Në datën 12 nëntor u vra shtetasi me inicialet A. H8-Në datën 21 nëntor u vra shtetasi me inicialet P. L9-Në datën 27 nëntor u vra shtetasi me inicialet M. M10-Në datën 1 nëntor u gjet i vrarë në banese shtetasi me inicialet N.J