Mrkiç:Serbia s'bisedon për heqjen e strukturave paralele
Serbia është e vendosur që të përmbushë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun me Prishtinën dhe është e hapur për bisedime por të gjitha çështjet, përveç heqjes së institucioneve serbe në Kosovë. Kështu ka dekalruar shefi i diplomacisë serbe, Ivan Mrkiç, në seancën e KS të OKB-së, kushtuar Kosovës.Ai ka thënë se roli i UNMIK-ut në stabilizimin e situatës është “i pazëvendësueshëm”.Ai ka kujtuar se qeveria e re serbe ka vazhduar dialogun me Prishtinën dhe dëshiron që të arrijë përparim konkret, derisa kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, në takimin e 7 nëntorit, në Bruksel, kanë biseduar për një spektër të gjerë temash, transmeton REL.Po në takimin e njëjtë të Këshillit të Sigurimit, ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ritheksoi se këto struktura ilegale janë një kërcënim i madh për stabilitetin, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin dhe se qëllimi i tyre është që të pengojnë funksionalizimin e shtetit të Kosovës, të destabilizojnë Kosovën dhe të krijojnë ndarje etnike mes komuniteteve.