Turizmi malor në Shqipëri, Peleshi: Qeveria e angazhuar për promovimin e tij
Shqipëria duhet ti kthejë sytë nga turizmi për të pasur zhvillim ekonomik.Ky ka qenë mesazhi i Zv.kryeministrit Niko Peleshi në fjalën e mbajtur gjatë hapjes së panairit të turizmit malor.Sipas numrit dy të qeverisë tashmë ka ardhur koha që ekonomia jonë të mos jetë e varur nga të ardhurat e emigrantëve dhe nga marrja e borxheve. Peleshi kërkoi më shumë bashkëpunim midis qeverisë dhe pushtetit vendor për të zhvilluar turizmin.Zv.ministri i Turizmit, Gjon Radovani, u shpreh se edukimi për vlerat e turizmit duhet të nisë që në bankat e shkollave.Në këtë kuadër javët e para të janarit do të organizohet “Java e Bardhë” që synon njohjen e turizmit malor.Panairi i turizmit malor, i hapur nga ora 10:00 deri në 20:00 është konceptuar edhe si një vend-takimi ndërmjet operatorëve turistikë, njësive akomoduese dhe restoranteve të ngritura në zonat turistike malore.