Policia i kap në “Rrugën e fundit”, 4 persona në pranga me 110 kg eksploziv

Policia e Elbasanit godet grupin kriminal i cili trafikonte lëndë eksplozive. Në prangat e policisë kanë rënë katër persona, ndërsa janë kapur 108 kg eksploziv dhe 620 kapsolla detonatore elektrike.Strukturat e Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan kanë realizur sot paradite operacionin e koduar “Rruga e fundit”. Policia kishte rreth 4 muaj që punonte për këtë operacion i cili është finalizuar sot.Per kapjen e ketyre personave Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan kishte rregjistruar Procedimin Penal Nr.1601 te vitit 2013, ku edhe jane perdorur format dhe metodat speciale te hetimit.Në përfundim të veprimeve policore u arrit të arrestoheshin në flagrancë shtetasit:Jetmir Rrumbullaku, i datelindjes 13.06.1971, lindur dhe banues ne fshatin Krrabe te rrethit te Tiranes, ne gjendje civile i martuar, i padenuar ndonjehere, me arsim te mesem, me shtetesi dhe kombesi Shqipetare.Afrim Deda, i datelindjes 29.12.1979, lindur dhe banues ne fshatin Skuterë te komunes Krrabe te rrethit te Tiranes, ne gjendje civile beqar, i denuar nje here per vrasje me 10 vjet burg, me arsim 8-klase, me shtetesi dhe kombesi Shqipetare.Roland Deda, i datelindjes 15.08.1989, lindur dhe banues ne fshatin Skuterë te komunes Krrabe te rrethit te Tiranes, ne gjendje civile beqar, i padenuar ndonjehere, me arsim 8-klase, me shtetesi dhe kombesi Shqipetare.Aleks Milloshi, i datelindjes 27.11.1974, lindur dhe banues ne fshatin Strelcë te rrethit te Korçes dhe banues ne lagjen Shkoze te qytetit te Tiranes, ne gjendje civile i martuar, i padenuar ndonjehere, me arsim 8-klase, me shtetesi dhe kombesi Shqipetare.Pasi i kanë kontrolluar me metoda speciale të hetimit për rreth 4 muaj, efektivët e policisë kanë organizuar një operacionin, në një lokal në afërsi të fshatit Kërrabë, ku personat e arrestuar ishin duke bere shitjen e sasisë së eksplozivit dhe te kapsollave detonatore elektrike.Rreth orës 13.00 të ditës së sotme shërbimet e policisë u kanë vënë prangat personave të mësipërm si dhe kanë sekuestruar sasinë prej 108 Kg eksplozivi dhe 620 kapsollave detonatore elektrike.Ndërkohë vazhdojnë hetimet për të zbuluar lidhje të tjera të mundshme të këtyre personave si dhe rrugët e sigurimit të eksplozivit. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale të “Trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake”dhe “Trafikimi i lëndëve plasëse, helmuese dhe radioaktive”.