Nikolliç e Daçiç takojnë përfaqësuesit e serbëve të Kosovës

Presidenti dhe kryeministri i Serbisë Tomisllav Nikoliç dhe Ivica Daçiç takojnë nesër përfaqësuesit e serbëve në komunat veriore të Kosovës, ka njoftuar kabineti i presidentit të Serbisë.Siç bëhet e ditur në njoftim, takimi fillon në orën 13:00, ndërsa në takim do të jenë përfaqësuesit e Mitrovicës, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviçit- Kërstimir Pantiç, Slavisha Ristiç, Dragisha Miloviç dhe Dragisha Vasiç.Politikanët, që thonë se përfaqësojnë serbët në veri, kundërshtojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, për të cilat Beogradi ka thënë se do t’i zbatojë.Në veriun e Kosovës në ditët e fundit ka pasur një sërë incidentesh, por pa viktima në njerëz.