Riblerja e borxhit të Greqisë, Schäuble: "Mision i pamundur " nëse dështon në reforma
Titulli i suksesit kinimatografik, "Mission impossible" është huazuar nga Ministri i financave gjermane, Wolfgang Schäuble, për të përshkruar shanset e programit te riblerjes se borxhit, nëse Greqia dështon për të zbatuar reformat.Megjithatë Schäuble u shfaq "relativisht i sigurt" se programi i riblerjes se borxhit do të sjellë rezultatin e dëshiruar dhe konfirmoi se vendimet e fundit nuk i kushtojne para taksapaguesve gjermanë, por kjo përfshin një humbje prej rreth 130 milionë për buxhetin e shtetit.Ai shpjegoi se "procedura është e lidhur me një mekanizëm kompleks dhe do të mbetet kështu në vitet që vijnë" si dhe foli për një "kompromis të mirë" për mbështetjen e Greqisë dhe për të stabilizuar Eurozonën, duke shprehur optimizmin e tij për suksesin e operacionit per dozen e Greqise."Ne besojmë se ky objektiv do të arrihet," tha Schäuble gjatë një konference për shtyp, ku sqaroi se fondet e nevojshme për fondet e kërkuara për riblerjen do të vinë nga programi mbështetës grek dhe shitja e " T-bills", ose ndryshe bonove të thesarit.Ai theksoi se Eurogroupi dhe FMN do të vlerësojnë ne 13 dhjetor nëse pas programit të riblerjes sigurohet qëndrueshmëria e borxhit. Gjithashtu ai pranoi, se ende ka nje "boshllëk" të vogël në financimin e programit deri në vitin 2016.Per sa i përket dorëheqjes së pjesës të Gjermanisë, nga fitimiet të Bankës Qendrore Evropiane, Schäuble foli për një "akt drejtësie" dhe argumentoi se kjo është pjesë e solidaritetit nga ana e saj në kete kohë të vështirë.Duke iu referuar për mundësisë e një ristrukturimi të mëtejshëm të borxhit grek, Ministri i Financave gjerman theksoi se kreditorët ndërkombëtarë ishin te gjithe kunder një perspektivë te tillë."Kjo ishte e qartë për të gjithë-dhe për FMN-se kjo nuk është një zgjidhje," tha Schäuble dhe shtoi se në qoftë se ata vazhdojnë ti ofrojnë ndihmë financiare Greqisë, një "prerje" mund të çojë në komplikacione ligjore.