Saint Kitts dhe Nevis njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2012, 07:53
Kosova njihet zyrtarisht nga Saint Kitts dhe Nevis. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashtme ksovare e cila thekson se ministri, Enver Hoxhaj, ka pranuar notën verbale të njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës nga Saint Kitts dhe Nevis.Në notë, konfirmohet vendimi zyrtar i qeverisë së Saint Kitts dhe Nevis për njohjen formale të pavarësisë së Kosovë.Gjithashtu, në notën verbale, qeveria e Sanit Kitts dhe Nevis shpreh vullnetin e saj për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në fushat me interes të përbashkët.Saint Kitts dhe Nevis, është shtet i përbërë nga dy ishuj në Karaibe, ka kryeqytet Basseterren si dhe është anëtar i Kombeve të Bashkuara nga viti 1983.