FRD dhe AK i thonë “jo” Ramës, asnjë aleancë parazgjedhore me PS

Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi refuzojnë prerë ftesën e kreut të PS, Edi Rama për koalicion në zgjedhjet e 2013.Dy formacionet e reja politike që do i nënshtrohen për herë të parë votimit të qytetarëve rrëzojnë çdo mundësi per aleancë parazgjedhore me partinë më të madhe opozitare në vend.Një nga themeluesit e FRD-së, Aleksandër Biberaj thotë se partia e tij nuk do të hyjë në koalicion me asnjë parti qoftë kjo PS, PD apo LSI.Ndërkaq Kreshnik Spahiu thotë se Aleanca Kuq e Zi ka mision të saj largimin nga pushteti të Kryeministrit Berisha para 100 vjetorit të pavarësië, andaj nuk mund të ketë koalicion me një parti që për të arritur këtë pret zgjedhjet e 2013-tës.Një ditë më parë, kryesocialisti Edi Rama ftoi AK dhe FRD ti bashkoheshin frontit opozitar drejt selisë rozë, duke apeluar Bamir Topin dhe Kreshnik Spahiun të pozicionohen qartë në lidhje me aleancat për zgjedhjet.