Rama:Mbështetje ligjore falas për viktimat e dhunës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se duhet një ndihmë e menjëhershme për viktimat e dhunës në familje.Duke folur në konferencën me temë “Aktivizim kundër dhunës ndaj gruas”, kreu i qeverisë u angazhua për forcimin e mekanizmave mbështetës për gratë e përballuara me dhunën në familje, ofrimin e ndihmës ligjore falas për to dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

“Dhuna ndaj grave e vajzave nuk është beteja e viktimave të dhunës, por është beteja e të gjithë atyre që kanë detyrimin të bëhen bashkë, për ta penguar dhe ndaluar dhunën,” ishte apeli që Kryeministri Rama i drejtoi sot shoqërisë shqiptare, nga Konferenca Kombëtare kundër dhunës ndaj grave të vajzave, një iniciativë e përbashkët e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, PNUD-it dhe qeverisë suedeze" u shpreh Kryeministri, teksa e cilësoi dhunën ndaj grave e vajzave, shkelje të të drejtave të njeriut.

Ai theksoi se qeveria do të ndjekë një politikë të re sa i përket ndihmës ekonomike duke ia kaluar këtë përgjegjësi gruas."Ne jemi të përkushtuar që ta çojmë përpara për të bërë efektiv programin për rehabilitimin e grave të dhunuara. Ndihma ekonomike është një elemet që mund t’i jap ndihmës ekonomike një vlerë që humbet rrugës nga kryefamiljarët e dëshpëruar që e shpërdorojnë këtë ndihmë për alkool apo për të luajtur bixhoz. Plagë kjo që është lehtësisht e prekshme për shkak të varfërisë. Kalimi i ndihmës ekonomike tek gruaja do të rrisë peshën e përgjegjësisë së gruas në sytë e burrit” tha Rama.Rama theksoi se zgjidhja ndaj këti fenomeni që është përshkallëzuar frikshëm kohët e fundit në Shqipëri nuk është te organizimi i konferencave me viktimat e dhunës por te angazhimi i të gjithë të tjerëve për të parandaluar këtë fenomen."Kjo është një fushatë e re edhe për fatin që OKB-ja i është qasur në një formë të re duke pranuar se zgjidhjet nuk duhet të kërkohen tek shtresat në nevojë por duhet të kërkohen tek pjesa e tjetër e shoqërisë që nuk mund të bashkëpunojë me indiferencë.  Nuk mund të kërkohen në konferenca e takime me shtresat në nevojë  por me siguri mund të gjenden në aktivitete  të llojeve të ndryshme me ata që kanë nevojë të kuptojnë se përse është me rëndësi që të japin kontributin e tyre për të parandaluar përshkallëzimin e këtij fenomeni.  Kjo fushatë e organisuar nënë urdhërëfyesin e OKB-së  zgjat deri në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe mesazhi është shumë i qartë që çdo lloj dhune  është një shkelje e hapur e të drejtave të njeriut  dhe pa aritur të mbrojmë këtë ide përpjekja jonë e përbashkët për të ndërtuar një vend të denjë rrezikon të mbetet vetëm retorikë dhe të rezultojë e padobishme" tha Rama.Rama kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve, në mënyrë që t’i bëhet ballë kësaj sfide të gjerë e komplekse që lidhet me një trashëgimi të shekujve më parë.“Këtë trashëgimi periudha e diktaturës u mundua ta zhbënte, por pikërisht sepse mekanizmat e zhbërjes ishin goxha të dhunshëm, ja ku e gjejmë sërish përpara të rënduar vit pas viti” tha Rama.Por debatet nuk munguan teksa prezente në këtë takim ishin dhe deputetë të Partisë Demokratike. Deputeja Albana Vokshi, aktive në nismat kundër dhunës ndaj gruas tha se nuk mund të flitet për barazinw gjinore kur shkrihet struktura e barazisë gjinore në ministrinë e mirëqënies sociale.Statistikat e dhunës janë më të larta se vitet e kaluara. Ashtu siç raportojnë institucionet zyrtare 59.4% e grave (më shumë se 1 në 2 gra thanë se kishin përsuar dhunë në familje në martesë. Ndërsa 53.% pra 1 në 2 gra po përjetojnë një nga format e dhunës.