Tiranë, prangat shefit të kirurgjisë në QSUT dhe sekserit të tij

Policia e Tiranës ka arrestuar sot shefin e kirurgjisë në spitalin universitar “Nënë Tereza”, Ilir Broqaj dhe sekserin e tij Arben Doda, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv dhe "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë me dije se arrestimi i tyre u bë gjatë operacionit të koduar “Skaner 2013” nga seksioni kundër Korruspionit, pas një hetimi një mujor të policisë.Sipas policisë, nga hetimet e kryera në kuadër të këtij proçedimi penal ka rezultuar se 48-vjeçari Arben Doda, ish punonjës i sigurimit të QSUT-së u kërkonte dhe u merrte në emër të doktor Ilir Broqaj qytetarëve të ndryshëm shuma nga 15.000 lekë të reja deri me 17.000 lekë të reja në funksion të kryerjes së skanerit të përgjithshëm në Qëndrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë.Ndërkohë materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.