Fule takon Metën: Opozita të përfshihet në reformat për integrimin

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fule është takuar në Bruksel me kryeparlamentarin Ilir Meta. Sipas zyrës së komisionerit,  takimi ofroi një mundësi për të shqyrtuar përparimin e Shqipërisë sa i përket reformave që janë të nevojshme për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.Komisioneri Fule ka përshëndetur miratimin Parlament javën e kaluar, të rezolutës për integrimin. Sipas tij, miratimi I rezolutës në mënyrë unanime ishte një sinjal i qartë i përmirësimit të bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitës.Ai ka kërkuar përfshirjen e opozitës në reformat e integrimit.  "Vazhdoj të theksoj nevojën për gjithpërfshirje dhe duke e bërë opozitën pjesë të avancimit në axhendën e BE. Është e rëndësishme që të ruajnë këtë moment të krijuar nga miratimi i rezolutës, për të zgjeruar përfshirjen e opozitës në procesin e reformave”, deklaroi komisioneri Fule.Ai përshëndeti gjithashtu intensifikimin e masave në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: "Komisioni i qëndron rekomandimit për t’i dhënë statusin e vendit kandidat, Shqipërisë, e cila ka treguar vendosmëri të qartë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke forcuar kështu besueshmërinë që komisioni të propozojë dhënien e statusit të vendit kandidat" tha Fule.Duke theksuar se veprimet e ndërmarra nga Shqipëria kanë siguruar më shumë argumente në favor të dhënies së statusit të kandidatit ,Komisioneri megjithatë theksoi se vendimi u takon shteve të BE-së.