Korçë, gjykata lë në burg ish-shefin e kufirit

Gjykata e Korçës jep masën e sigurisë arrest në burg për ish-drejtorin e kufirit, Ylber Zyberi i cili akuzohet për korrupsion.Në seancën gjyqësore ndaj tij,  gjykata ka vendosur që Ylber Zyberi do të qëndrojë në arrest në burg deri në përfundim të hetimeve.Vetë, ish-drejtori i kufirit të qarkut të Korçës, në sallën e gjyqit ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij duke i cilësuar si trillime. Ai ka theksuar së për kontrabandën ka njoftuar edhe  strukturat e policisë për goditjen e personave.“Hedh poshtë dhe përçmoj çdo akuzë të ngritur ndaj meje, janë të gjitha trillime. Nuk kam shpërdoruar detyrën,prokuroria më akuzon për korrupsion, por nuk ka asnjë provë nëse unë kam marrë para dhe kë mund të kem shpërblyer . Kam marrë të dhëna për kontrabandën dhe kam vënë në lëvizje strukturat e duhura për goditjen e personave. Informacionin për kontrabandën e kam shqyrtuar me kujdes dhe kam kërkuar ndihmë për çështjen.  I kam kërkuar ndihmë shefit të krimit ekonomik dhe policisë së qarkut Korçë për të goditur fenomenin. Kam dërguar mjete motorrike për të prishur vendin ku kryhej kontrabanda e gjedhëve në Gorricë.  Prokuroria dhe SHKB ka marrë informacione të trilluara nga vartësi im, shefi I stacionit  Nikolin Muçollari. Kam patur dijeni për ditën kur do të kryhej kontrabanda dhe për këtë kërkova takim me shefin e krimit ekonomik për të organizuar aksionin por ai më nxorri justifikime” ka deklaruar në gjyq  Zyberi.