Greqi, Samaras e Venizelos takohen në prag të ardhjes së Trojkës
Çështjet që mbeten të hapura ndërmjet qeverisë greke dhe Trojkës pritet të jenë në qendër të takimit që do të kenë sot kryeministri Antonis Samaras dhe zëvendëskryeministrit Evangelos Venizelos. Takimi i tyre realizohet 48 orë para pjesëmarrjes së kryeministrit në mbledhjen e kolegjit të Komisionit Europian në Bruksel dhe ndërsa nuk shënohet progres në negociatat me Trojkën.Të hënën në Athinë rikthehen ekipet teknike të trojkës, pa u dukur ndërkaq shenja pajtimi midis qeverisë dhe Trojkës, drejtuesit e të cilës sillet të insistojnë në pozicione të ashpra, sidomos sa i përket çështjes së nxjerrjes në ankand të banesave.Drejtuesit e Trojkës nuk pritet të kthehen në Athinë para takimit të Eurogrupit të datës 9 dhjetor, për finalizimin e vlerësimit të pestë të programit grek." Diskutimet janë duke vazhduar në një grup të politikave që mund të formojnë bazën për një përfundim të suksesshëm të shqyrtimit të vazhdueshëm të programit të rregullimit ekonomik grek"tha një zëdhënës i komisionerit për Çështjet Ekonomike dhe Monetare në BE Olli Rehn." Progres është bërë por mbeten një numër çështjesh të hapura që kërkojnë punë të mëtejshme. Kontakte të ngushta dhe konstruktive me autoritetet greke janë duke u zhvilluar" theksoi zëdhënësi.Dy çështjet kryesore në rendin e ditës për bisedimet midis Samaras dhe Venizelos janë legjislacioni, mbrojtja si dhe shkakrimet masive.