Mimoza Kusari, gruaja e parë në krye të Gjakovës

Për herë të parë në Kosovë një grua merr drejtimin e pushtetit vendor. Mimoza Kusari Lila, kandidate e Aleancës Kosova e Re, e Bexhet Pacollit  do të drejtojë Gjakovën.Kusari shpalli mbrëmë fitoren në komunën e Gjakovës. Sipas saj, ajo ka arritur t’i sigurojë 53 për qind të votave, përkundër Pal Lekajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i cili ka arritur t’i sigurojë 47 për qind të votave.Në një postim në facebook pas fitores Kusari falenderon qytetarët.“Të faleminderit Gjakovë! Të faleminderit vendlindja ime që më nderove dhe më besove të kthej shpresën, dinjitetin dhe zhvillimin. Mbetem e përkushtuar të punoj deri në forcën e fundit për Komunën tonë, për të gjithë banorët e Komunës pa dallim. Na presin katër vite jo të lehta, por shumë të rëndësishme për të ardhmen e Komunës. Komuna e Gjakovës bëri histori duke më zgjedhur mua si femrën e parë Kryetare, tani më përket mua të bëj historinë e zhvillimit me Komunën e Gjakovës! Na priftë e mbara Gjakovë! Me fat dhe e gëzofshim bashkë!” shkruan Kusari Lila.Edhe Ambasadorja amerikane në Kosovë përshëndeti përzgjedhjen e Mimoza Kusarit, si femra e parë kryetare në pushtetin vendor dhe shpreh besimin se ajo do të jetë një lidere e mirë.