Kërstimir Pantic fiton Mitrovicën veriore

Nisma qytetare “Srpska” e drejtuar nga Kërstimir Pantic dhe e mbështetur nga Beogradi zyrtar në zgjedhjet e djeshme për balotazh ka fituar në të gjitha komunat serbe, përveç në Shtërpcë.Kërstimir Pantic, i cili ka fituar për kryetar të komunës së Mitrovicës veriore, ka deklaruar se kjo fitore qeverisë së Serbisë i jep mundësinë që të vazhdojë luftën për “ruajtjen e Kosovës në përbërje të Republikës së Serbisë”.“Sonte kemi nëntë prefektë të cilët mbështesin qeverinë e Serbisë dhe të cilët në punën e tyre vazhdimisht do të përsërisin që nuk e njohin Kosovën e pavarur, që nuk janë nënshtetas të ashtuquajturës Republikë e Kosovës, por të Serbisë, të cilët në gjithë botën do të kenë dyer të hapura dhe mund të përfaqësojnë interesat e qytetarëve që i përfaqësojnë”, ka thënë Pantic.