Radhë dhe pritje te kolaudimet, pika e vetme në Tiranë përballet me fluks
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2013, 09:45
Dyndje dhe radhë të gjata të qytetarëve të cilët presin të bëjnë kolaudimin e automjeteve në kryeqytet.Kjo është situata e krijuar në këtë fund viti në të vetmen pikë ku vlerësohet ana teknike e automjeteve.Drejuesit e automjeteve shprehen se janë të detyruar që të presin me orë të tëra në radhë për të bërë kolaudimin.Sipas tyre një situatë e tillë është e përvitshme pasi përkon me kohën kur përfunon afati ligjor.Problemin e radhë të gjatë në pikën e kolaudimit e ka pranuar edhe ministri i transporteve sipas të cilit tashmë po rishikohet mundësia për hapjen e një tjetër pike për kryeqytetin.