Statusi, Gjosha: E meritojmë plotësisht, asgjë e sigurt deri në 17 dhjetor
Shqipëria e meriton plotësisht statusin e vendit kandidat në BE. Kështu ka deklaruar Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në emisionin Tonight Ilva Tare në RTV Ora News, por sipas saj asgjë nuk është e sigurt deri në 17 dhjetor kur Këshilli i Europës do të japë përgjigjen përfundimtare. Me shpresën se kësaj herë do marrim përgjigje pozitive, në cilësinë e Minsitres së Integrimit Gjosha do të jetë dhe firmëtarja e këtij hapi të rëndësishëm për vendin. E megjithatë ajo nuk është euforike, duke theksuar se pas këtij hapi, përpara kemi sfida të mëdha të cilat do të duhet të realizohen me sukses dhe në një kohë sa më të shpejtë. Në këto ditë deri tek vendimi, Ministrja tha se po lobohet me të gjitha vendet, ato pro si dhe ato më skeptike, ndërsa destinacioni i radhës për te do jetë Haga, drejt të cilës do të niset të hënën bashkë me Ministrat Bushati dhe Tahiri.Intervista e plotë vijon si më poshtë:Statusi kandidat, i pritur prej kohësh nga shqiptarët, në 17 dhjetor jepet vendimi në Bruksel. Kanë mbetur dhe 11 ditë, si janë shanset?Këshilli do të mblidhet në datë 16-17 dhe do të vendoset për statusin. Është rrjedhojë e një pune shumë të madhe ndër vite. Sot mund të konfirmojmë se Shqipëria ka bërë progres të madh dhe jemi para një hapi shumë të madh. Sic jemi koshient se ka dhe shumë punë për të bërë.Keni qenë në Bruksel me Ministra të tjerë për të raportuar, si u pritët?Ishte delegacion i madh dhe jo pa qëllim. Duke qenë se prioriteti i kësaj qeveri është integrimi i vendit në një kohë sa më të shpejtë. Ne patëm takime shumë të rëndësishme dhe me të vërtetë që kishte shumë parlamentarë që donin të dinin për Shqipërinë. Rezultati ishte shumë pozitiv, kjo shfaqet edhe në letrën e zotit.Fule. I gjithë ky plan aksion i qeverisë janë të treguara në letër, ku u kërkohet që Shqipëria e meriton vërtetë statusin kandidat, qoftë nga masat e marra nga qeveria e re, ashtu edhe puna e qeverisë së kaluar. BE nuk do vendoste kurrë për një politikë zgjerimi nëse vendet e rajonit nuk do plotësonin kushtet. Zoti Fule është shumë strikt, ne kemi filluar të raportojmë çdo javë.Sa pushtet ka komisioneri Fule te Këshilli i Ministrave të BE, mund të jetë ndikues, është një nga lobuesit për të marrë statusin?Këtë radhë është realist në gjërat që kërkon, roli i KE është rekomandues, statusi është në dorë të Këshillit të Europës dhe ne do presim datën 17 dhjetor për këtë vendim. Kjo është hera e parë që Fule dërgon një letër dhe ne e vlerësojmë shumë.Letra dëshmon se ka disa vende skeptike, që janë shprehur dhe me JO të sigurt si Hollanda, cfarë do të bëni?Do ti quaja vende strikte ndaj kërkesave , janë vende shumë të zhvilluara që kërkojnë që edhe vendet e reja që do të pranohen të kenë të njëjtat standarde. Edhe deklarata e erudeputetes hollandeze është deklaratë e një deputetje dhe nuk është përfundimtare. Vendet janë në diskutim.Raporti i TIA, Shqipëria u rendit e 116?Këto janë shifra në lëvizje, ndryshojnë. Ky është një proçes, nëse Shqipëria s’do kishte probleme me korrupsionin do ishte pjesë e BE. Ne kërkojmë vetëm statusin, kemi shumë prioritete për të përmbushur për hapjen e negociatave për të shkuar në anëtarësimin me të drejta të plota.Dialogu i nivelit të lartë në Shqipëri, çfarë është ?Ka ndodhur edhe me vende të tjera, mbledh në një tryezë jo vetëm përfaqësues të qeverisë por dhe përfaqësues të institucioneve të pavarura dhe opozitës. Do të vazhdojë gjatë gjithë periudhës edhe gjatë negociatave për të diskutuar prioritetet.Prioritetet, le ti marrim me radhë, reforma në administratën publike, ka pasur akuza nga opozita se ka pasur shkarkime dhe emërime politike?Është normale që opozita të mbajë në kontroll qeverinë. Ne jemi të vendosur për ti shkuar deri në fund kësaj reforme, në mënyrë që punonjësit e administratës të jenë profesionistë. Në Ministrinë e Integrimit kemi dhe një shtesë të burimeve njerëzore. Ligji i nëpunësit civil patjetër që ka pasur probleme, është duke u përpunuar për të gjithë aktet nënligjore në mënyrë që të bëhet i zbatueshëm. Shumë prej tyre janë plotësuar tashmë. Kanë mbetur dhe pak akte nënligjore dhe ne shpresojmë që ligji të bëhet i zbatueshëm para datës 1.Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, a kërkon Brukseli pranga të zyrtarëve?Këtë e kërkon ligji, qytetarët dhe qeveria shqiptare jo vetëm Brukseli. Por nuk është çështje e vënë kusht nga Brukseli.Ka shumë rezultate si nga krimi i organizuar ashtu edhe për çështje të korrupsionit. Me rëndësi nuk janë vetëm shifrat, por mënyra sesi ndiqen çështjet.I takon drejtësisë të vendosë për të gjitha rastet.Flitet për një sistem drejtësie jofunksional?Kjo nuk çështje vetëm e vendeve anëtare. Kjo është një nga prioritetet kryesore të kësaj mazhorance, kërkon reformim të thellë në shumë etapa. Ne po mundohemi të lidhim një marrëveshje dhe me Komisionin e Venecias, për të marrë analizën dhe ekspertizën e duhur.Po nxitoni pak?Unë mendoj që Ministrat përkatës janë konsultuar, të marrësh një vendim dhe të konsultohesh janë dy gjëra të ndryshme. Ne duam të luftojmë korrupsionin me të gjithë mënyrat e mundshme. Kemi mbështetje të plotë dhe nga kolegët tanë pranë komisionit.Grupet e interesit do të përfshihen patjetër. Jnaë disa masa afatshkurta, në afatin 3-6 muaj. Kjo është bërë duke analizuar dhe progres-raportin, por kemi nisur dhe planin afatgjatë të qeverisjes. Të gjitha masat janë shumë konkrete, shumë prej tyre për korrupsionin i kemi trajtuar në konferencën ati-korrupsinon.Kjo rezultoi me shumë sukses për të hedhur hapat e strategjisë anti-korrupsion.Kordinimi midis Ministrive si është?Punët kordinuese nuk janë asnjëherë të lehta. Ne kemi lidhje të drejtëpërdrejtë me të gjitha institucionet. Është punë e bukur, por dhe e vështirë, të vendosësh afate dhe të kërkosh llogari për to nuk është e lehtë. Por deri tani ka treguar se ka pasur një rezultat të mirë në këto dy muaj e pak. Kryeministri Rama luan një rol kryesor për proçesin e integrimit sëbashku me Ambasadorët e huaj në vend.Jeni penduar që pranuat nga kryetari i LSI propozimin për postin e Ministres së Integrimit?Nuk jam penduar. Por është një post shumë i madh dhe me përgjegjësi të jashtëzakonshme. Nuk është e lehtë të kesh në dorë proçesin e integrimit.A e meritojmë statusin këtë radhë?E meritojmë plotësisht që ta marrim. Por me rëndësi është që ne të jemi të fokusuar në të gjithë reformat, sidomos në dy prioritetet kyçe, të cilat do të përmirësojnë standartin e jetës së shoqërisë sonë. Para shumë vitesh BE për shqiptarët ishte një ëndërr. Sot është një prespektivë e qartë, na duhet për të modernizuar të gjithë sistemin, për të ngritur standardin e jetesës. BE për ne është forcë e madhe që na drejton drejt këtij ndryshimi radikal që i nevojitet vendit. BE është bashkim vlerash dhe Shqipëria patjetër duhet të kontribuojë.Lobimi, me cilin nga shtet po lobohet në këto moment?Nga vizitat e kryera po bëhet një punë e madhe me të gjitha vendet, me të gjitha punohet njësoj. Pavarësisht se ne ndajmë vende që janë shumë pro Shqipërisë dhe ato strikte.Unë pas Brukselit kam qenë në Suedi, të hënën kemi një vizitë në Hagë bashkë me Bushatin dhe Tahirin. Asnjë nga vendet anëtare nuk dëshiron të shprehet paraprakisht.Si e vlerësoni rezolutën e PD?E vlerësoj shumë, e votuam unanimisht, tregon se jo vetëm qeveria dhe populli shqiptar por dhe opozita, të gjithë bashkë jemi pro këtij proçesi. Është mesazhi më i mirë që mund ti japim BE, kemi hyrë në një epokë të re të marrëdhënieve mazhorancë-opozitë. Nuk do ketë fishekzjarre, nuk është diçka për tu gëzuar, duhet shumë punë.Me 17 dhjetor çfarë ndodh?Në 17 dhjetor merret vendimi vetëm për statusin, nëse do thuhet po, kemi 5 prioritete për ti plotësuar. Në momentin e plotësimit ne do kërkojmë hapjen e negociatave.Ne jemi gjithmonë kërkues të gjithë proçesit për ta përshpejtuar. Në momentin që KE është e bindur se Shqipëria ka plotësuar kushtet ata bien dakord për të vijuar më pas me hapjen e negociatave. Nëse ne marrim statusin do të jemi në një vëzhgim tepër të rreptë, strikt.Mund të luajë një rol problematik Athina në proçesin e integrimit?Me dy vendeve ka momente të mira dhe të vështira. Jemi shumë të kënaqur që Greqia, e cila merr qeverisejn e radhës të BE, e konsiderojmë një tjetër partner dhe mbështetës të integrimit europian të Shqipërisë.