Raportuesit e KiE: Shqipëria të përmbushë detyrimet e anëtarësimit

Delegacioni i monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i kryesuar nga raportuesi i Komitetit për Shqipërinë Jonathan Evans do të japë sot një konferencë për shtyp në lidhje me takimet që kanë zhvilluar gjatë vizitës në Tiranë.Në fjalën  e tij, Evans ka kërkuar nga qeveria e re të sigurojë një agazhim kontruktiv me opozitën në mënyrë që Shqipëria  të përmbush të gjitha detyrimet që ka ndaj KiE-së si anëtare e saj.“Kjo është vizita jonë e tretë brenda vitit. Vlerësojnë se ekzistojnë mundësi madhore që vendi të adresojë sfidat për angazhimin që Shqipëria ka ndaj Këshillit të Europës dhe kemi vërejtur mirëkuptimin që ekziston në publik ndaj qeverisë së re dhe shpresojmë shumë që shumica në pushtet ta shfrytëzojë këtë mundësi të veçantë për të siguruar një angazhim konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për respektimin e angazhimive të pranimit  dhe detyrimve të anëtarësimit të marra nga Shqipëria në kohën kur ajo u bë anëtare e Këshillit të Europës në vitin 1995” tha Evans.Ai shtoi se shqetësim mbetet zbatimi i ligjeve në Shqipëri dhe kjo çështje sipas tij është shqyrtuar edhe gjatë takimeve që delegacioni ka mbajtur në Tiranë.“Shqipëria ka miratuar shumë ligje e strategji për adresimin e shumë çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit por shumë nga ata që kemi takuar pretendojnë se zbatimi i tyre është një çështje shqetësuese. Rezultati konkret është ajo që do të raportojmë javën që vjen në Paris dhe gjatë takimit me komisionerin për zgjerim Stefan Fyle” tha Evans.