Gjika: Gjyqin ma bëni në Vlorë. Kryebashkiaku nën akuzë kundër transferimit të dosjes
Shtyhet për në 20 dhjetor seanca e radhës ndaj kreut të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, i cili akuzohet për falsifikim dokumentash.Ndërkohë, fatin e çështjes mbi gjykimin e kryetarit të Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, pritet ta ketë në dorë gjykata supreme në Tirane, ku pritet edhe vendimi saj për ecurinë e mëtejshme.Organet gjyqesore në Vlore duket se janë dorëzuar përballë shqyrtimit të dosjes Gjika, e cila me shumë gjasa do të shpërngulet në Tiranë.Ka qenë prokuroria e Vlorës ajo që ka kërkuar nga gjykata e faktit që të përcjellë kërkesën pranë Gjykatës së Lartë në Tiranë, pasi seancat ndaj kryetarit të Bashkisë Shpëtim Gjika, nuk mund të kryhen normalisht për shkak të presionit të madh mediatik por edhe prezencës së shumtë të qytetarëve në sallë gjatë zhvillimit të seancave.Nga kancelaria e gjykates së Vlorës behet me dije se tashmë kjo kërkesë është dorëzuar në Tiranë dhe pritet vetëm vendimi, për transferimin ose jo te dosjes në ngarkim të Shpëtim Gjikës në kryeqytet.Ndërkohë vetë, kreu i bashkisë së Vlorës e cilësoi si absurd kërkesën e Prokurorisë për transferimin e dosjes së tij në Tiranë."Është absurde kërkesa e Prokurorisë për transferimin e dosjes sime në qytete të tjera Unë jam gati të përballem me çdo lloj gjykate madje edhe në Strasburg. Do të respektoj ligjin dhe do të paraqitem në çdo seancë gjyqësore” ka theksuar Gjika.