Vajrat e përdorur, masa për subjektet që nuk pranojnë t’i trajtojnë

Agjensia Rajonale e Mjedisit mbyll aktivitetet e subjekteve që nuk pranojnë të trajtojnë vajrat e djegura të makinave sipas ligjit.Elio Laze, kreu i Inspektoriatit pranë Agjensisë Rajonale të Mjedisit deklaron se çdo subjekt duhet ti trajtojnë vajrat e përdorura të makinave vetëm me kompani të cilat kanë liçencë 3.2.B .Sipas Lazes ka shumë subjekte që nuk po veprojnë sipas ligjit, duke kryer një krim ekologjik i cili mbart shumë rreziqe edhe për qytetarët.Shefi i njësisë së Inspektoriatit të Agjensisë Rajonale deklaron se nisma për të zbatuar ligjin do të shtrihet në të gjithë vendin.Të gjitha subjektet që merren me vajrat e mbetura i jepet një periudhë kohe rreth 14 ditë për të nënshkruar trajtimin e tyre me kompani me liçencë dhe nëse haset kundërshtim vendosen gjoba deri në 3 milion lekë ose pezullim i aktivitetit.