Majko: Shqipëria ka dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor

Shqipëria ka dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor në vitet e tranzicionit. Kështu ka deklaruar ish-kryeministri i Shqipërisë, deputet i Partisë Socialiste Pandeli Majko, në një intervistë për Zërin e Amerikës.Duke iu referuar raportit të organizatës Transparency International, sipas të cilit Shqipëria ka shënuar rënie në perceptimin e korrupsionit, Majko tha se vendi ka ligje shumë të mira, por korrupsioni shihet në publik si një çështje e pashpresë.Ai theksoi se Shqipërisë i nevojiten prokurorë dhe gjykatës të guximshëm, të cilët nuk mund të justifikohen më se politika është e paprekshme.Pandeli Majko ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në një takim të NATO-s, në cilësinë e anëtarit të Kuvendit të Shqipërisë.