Rama biznesit italian: Do ta bëjmë Shqipërinë zgjedhjen tuaj të parë

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi sot vendosmërinë e tij për krijimin e kushteve të favorshme për investimet italiane në Shqipëri. Ndërsa zhvilloi një takim me sipërmarrësit italianë në Tiranë me temë “Mbështjetje investimeve italiane në Shqipëri, Rama tha se objetivi i tij si Kryeministër dhe qeverisë po ashtu mbetet kthimi i Shqipërisë në zgjedhje të parë për të gjithë sipërmarrësit italianë që kërkojnë të investojnë jashtë vendit të tyre."Rritja e investimeve të huaja në vendin tonë, mbetet një nga prioritetet e qeverisë shqiptare. Ata që duan të investojnë në Shqipëri ndihen si në shtëpinë e tyre jo vetëm prej gjuhës. Ka qenë mjaft e dobishme mbështetja e ambasadorit për këtë nismë të re, për dhënien jetë të një angazhimi shuëm të fortë politik jo vetëm për të lehtësuar situatën jo tepër të thjeshtë të gjithë - juve që jetoni në Shqipëri, por për të hapur porta të reja për gjithë investitorët italianë që do donin të investonin në Shqipëri, por që për momentin qëndrojnë atje, nuk marrin udhën për të ardhur këtu.Nuk jemi xhelozë për ata që janë më mirë se ne, por jemi që në disa vende të afërta me ne kanë më shumë investime italiane, dhene jemi të fundit, duke qenë më afër Italisë. Shqipëria është porta ku hyhet ku shkohet më tej. Ne duam ta hapim portën plotësisht. Ta bëjmë Shqipërinë vend të parë"deklaroi Kryeministri.Në funksion të kësaj nisme, Rama tha se është ngritur një grup deputetësh, që bashkë me ambasadorin italian shumë shpejt do të bëjnë vizitën e parë në Itali, për të bërë propozime konkrete, në mënyrë që sipërmarrësit italianë të vijnë në Shqipëri."Kemi krijuar një grup parlamentarësh, që kanë detyrimin, përgjegjësinë, kanë dëshirën për të marrë pjesë personalisht në këtë nismë, duke shkuar në Itali, duke folur për Shqipërinë, duke paraqitur mundësi, duke dëgjuar sipërmarrësit italianë, që kanë sigurisht shumë pyetje për të bërë, duke shënuar si pyetjet, dyshimet, që burojnë nga skepticizmat e kuptueshme. Nuk është një grup personash të zgjedhur rastësisht, por të si katolikë para priftit mund të tregoni histori që lidhen me vështirësitë, me burokaracinë shqiptare, gjykatat, me të gjitha strukturat që janë aty për të mbështetur dhe ndihmuar, por jo rrallë bëhen pengesa shpesh të pakapërcyeshme që shkurajojnë gjithë ëndrrat e mundura dhe të pamundura", tha Rama.Shefi i qeverisë shqiptare u shpreh optimist se Shqiperia mund t’ja dalë të krijojë kushte më normale dhe që të jetë një vend ku mund të investohet jo pa probleme, por sigurisht pa tepër probleme, në mënyrë që ata biznesmenë që duan të vijnë nuk do të kalojnë në labirinte që shumë prej bizneseve italiane që ndodhen në Shqipëri kanë kaluar.