Pal Marku emërohet Drejtori i ri i Policisë së Burgjeve
Drejtoria e Përgjithshme Burgjeve ka emëruar në detyrën e Drejtorit të Policisë së Burgjeve Pal Markun, me një eksperiencë 13 vjeçare në Polici. Marku vjen në krye të policisë së burgjeve pas dorëheqjes së Enrik Sulejmanit në 31 tetor të këtij viti. Ky i fundit u akuzua nga Partia Demokratike se në vitin 2003 ishte arrestuar në Rinas, për trafik njerëzish.Më poshtë, CV e Pal Marku, Drejtorit të ri të Policisë së BurgjevePal MarkuDatëlindja: 22.02.1962STUDIMET E LARTA1981 – 1985Instituti i Lartë Pedagogjik, Shkodër. Diplomë: Mësues1993 – 1997Akademia e Rendit Publik, Tiranë. Diplomë: Oficer Policie2001 – 2005UT Shtetëror i Tetovës, Maqedoni, Fakulteti Juridik, 2010. Diplomë: Jurist.2009 – 2011Studimet Master i Nivelit të Dyte, shkencat Juridiko-Penale, pranë UT “Justiniani I”, Fakulteti Juridik, Tiranë.1990FilozofiPedagogjiAKTIVITETE DHE TRAJNIME (1999- 2012)“E drejta për jetë familjare, sipas nenit 8 dhe 12, të KEDNJ dhe praktika e gjykatave shqiptare dhe GJEDNJ. Praktika gjyqësore që lidhet me këtë problem, bazuar në Konventën përkatëse”, organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me Fondacionin HANNS-SEIDEL“KEDNJ dhe Mbi metodologjinë e kërkimit ligjor të jurispridencës së Gjykatës së Strasburgut”“Mbi të drejtat e njeriut në burgje”, me specialistë të OSBE-së“Politikat e burimeve njerëzore në sistemin penitenciar shqiptar”; “Hartimi i detyrave funksionale dhe profileve, sipas pozicioneve të ndryshme në një burg”, me Specialistë hollandezë dhe KSHH“Ndalimet policore dhe të drejtat e njeriut”, në kuadrin e projektit austriak “Bashkëpunimi policor në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore dhe migrimit ilegal”, me Specialistë austriakë“Për sistemin e burgjeve”, Kroaci“Për sigurimin e personaliteteve të larta shtetërore”, EgjiptICITAP – “Hetimet Kriminale Ndërkombëtare”“Lufta kundër drogës”, me Specialistë gjermanëEtj.Eksperienca pune2004- 2009 Ka mbajtur detyrat Shef dhe Specialist i Sektorit të Paraburgimit dhe Burgimit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Tiranë2003 – 2004 Inspektor, Zyra Rajonale e Luftës Kundër Trafiqeve, Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër2002 - Oficer , Dega e Ruajtjes së Objekteve të Rëndësisë së Veçantë, Garda e Republikës2001 - Shef Komisariati, Komisariati i Policisë Malësi e Madhe2000 - Inspektor, Zyra Rajonale e Luftes Kundër Drogës, Drejtoria e Policisë së Qarkut VlorëEtj.Ka titullin Avokat, marrë në vitin 2006.Grada: Major, kryeinspektor (gradat e vjetra), ekuivalentuar me Kryekomisar (gradat e reja)Gjuhët e huaja: Serbokroatisht dhe Anglisht