Berisha akuza Ramës: Për PAK vetëm fletë lavdërimi, paratë e tyre po i “ha” me Veliaj
Fletë lavdërimi në vend pagesave për kafshatën e bukës.Kështu ironizon ish-kryeministri Berisha takimin që pasardhësi i tij pati me P.A.K në ditën ndërkombëtare të tyre. Referuar deklaratave të Ramës, Berisha akuzoi Kryeministrin se e mashtroi këtë kategori të shoqërisë teksa u tha sot se bllokimi i pagesave të tyre është pasojë e keqqeverisjes demokratike.“Te dashur miq, sot personat me aftesi te kufizuar shenuan diten boterore te tyre me bllokim disa mujor te pensioneve te tyre nga qeveria Rama - Meta. Ne nje akt cinizmi ekstrem ndaj personave me aftesi te kufizuar, ne vend te parave per kafshaten e gojes qe ju takon, Edi Rama iu deklaroi atyre sot se ne arken e shtetit nuk ka asnje qindarke per ta dhe u shperndau ne vend te parave, flete lavderimi.Edi Rama me shpirtkazmeri mashtroi sot me te varferit e shqiptareve” shprehet ai.Duke i kujtuar kabinetit Rama se qeveria e tij la për invalidet dhe personat me ndihme ekonomike 40 milione dollare në arkë, Berisha akuzon qeverinë Rama-Meta se dhe pse rritën me 400 milione dollare borxhin publik, ata shkurtuan me 20 milione leke fondin e P.A.K.“Ne shtator, me ardhjen e tij ne pushtet, ne arken e shtetit ishin per invalidet dhe personat me ndihme ekonomike 40 milione dollare. Zoti Rama kur paraqiti ndryshimet ne buxhet rriti borxhin me 400 milione dollare dhe shtoi buxhetin e kryeministrit per zyra, lukse, vetura etj me 600 milione leke. Ai jo vetem nuk vendosi nje qindarke per ndihmen ekonomike dhe pensionet e invalideve, siç premtoi publikisht me dt 24 Tetor se do vendoste 348 milione leke, por shkurtoi me 20 milione leke fondin e tyre. Ndersa parate e tjera po shperdorohen se bashku me ministrin Velija qe u emerua aty per meriten e vetme se pas ndertimit te dy vilave, nje per vete dhe nje bashkeshorten pa bere asnje dite pune me bordero, vodhi ne zyren e tij kompjuterin e financave te Mjaftit.Keta kleptokrate te kujtojne Tanardièr-in e Hygoit tek "Te Mjeret", personazh qe vidhte naten te plagosurit ne fushe beteje!!” përfundon Berisha.