Roberts: Zgjidhja, ndarja e Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë

Ish-ambasadori i Britanisë në Beograd, Ivor Roberts, ka thënë se ndarja e Kosovës ose shkëmbimi i territoreve është zgjidhje e përhershme.Në një intervistë për mediat serbe, ai ka thënë se do të ishte hipokrite që Serbisë t’i bllokohet rruga drejt Bashkimit Evropian para se të njohë pavarësinë e Kosovës, sepse atë nuk e kanë njohur as disa shtete të BE-së.Roberts ka thënë se Marrëveshja e Brukselit është një gjë e mirë, por se zgjidhja e përhershme është vetëm ajo që është e dhimbshme për të dyja palët.“Zgjidhja, sipas mendimit tim, mund të arrihet me ndarjen e Kosovës, ndoshta edhe me shkëmbimin e territoreve të caktuara”, ka thënë Roberts për gazetën serbe “Politika”.Ai vlerëson se do të ishte logjike që pas ndryshimit të kufijve me Serbinë, Kosova të bashkohet me Shqipërinë