OSBE: Procesi zgjedhor në Kosovë, hap i rëndësishëm përpara
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Lamberto Zannier, ka deklaruar se zgjedhjet lokale në Kosovë, shënua një “hap të rëndësishëm drejt besimit dhe sigurisë”.Këto komente ai i bëri pas mbylljes së votimeve në rundin e dytë të zgjedhjeve, që u mbajtën dje, ndërsa OSBE-ja ka bashkëpunuar për zgjedhjet në katër komuna veriore të Kosovës, në linjë me marrëveshjen e Brukselit.“Zgjedhjet paraqesin një moment shumë të rëndësishëm në procesin kompleks, duke ndërtuar besim dhe duke hapur perspektiva për stabilitetin dhe për të ardhme prosperuese për popullin e këtij rajoni”, thekson Zannier, duke shtuar se “kjo ka dëshmuar se Marrëveshja e 19 prillit e arritur nga Beogradi e Prishtina, dhe me sukses e ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, po fillon të japë rezultate”.Gjithashtu Zanier ka theksuar se OSBE-ja “mbetet e gatashme për tu angazhuar në mbështetje të këtij dialogu të rëndësishëm, i udhëhequr nga BE-ja dhe në implementimin e tij”.Shefi i OSBE-së, Lamberto Zannier, ka vlerësuar angazhimin konstruktiv nga të gjitha palët, gjatë negociatat komplekse dhe intensive për modalitetet e zgjedhjeve dhe e ka falënderuar policinë e Kosovës, misionin EULEX dhe KFOR-in, për krijimin e ambientit të sigurtë për zgjedhje në pjesën veriore të Kosovës.