Vetëvendosje shpall fitoren në Prishtinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2013, 21:49
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e saj në Prishtinë, në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune.Shpend Ahmeti, kandidat i Vetëvendosjes, ka qenë në garë me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.Rezulatet ende nuk janë shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Në web faqen zyrtare të KQZ-së, nga 92 për qind vota të numëruara, nëvendin e parë kryeson Shpend Ahmeti me 51.35% kundrejtë 48.65% të Isa Mustafës.