Greqi, protestë pro “Agimit të Artë”

Rreth 1,000 përkrahës të partisë së ekstremit të djathtë greke “Agimi i Artë” protestuan jashtë Parlamentit në Athinë.Turma më e vogël se sa pritej protestoi  kundër paraburgimit të udhëheqësit të tyre Nikos Mihaloliakos.Trembëdhjetë nga tetëmbëdhjetë deputetëve të partisë janë në paraburgim, dhe përballen me akuza për krijimin e organizatës kriminale, ndërsa janë zhveshur nga imuniteti i tyre parlamentar.Protesta kaloi e qetë ndërsa policia u përpoq që të mos lejonte përplasjen e mbështetësve të Agimit të Artë me aktivistët e majtë.Agimi i Artë është duke luftuar për mbijetesë pas humbjes së mbështetjes së saj pas vrasjes së një këngetari anti-fashist Pavlos Fysass, i cili sipas hetimeve u vra nga një anëtar i partisë neonaziste.