Qeveria dhe presidenca e Kosovës shprehin keqardhje për anulimin e ceremonisë
Presidentja e qeveria e Kosovës kanë shprehur keqardhje për anulimin e ceremonisë së përurimit të segmentit të pestë të "Rrugës së Kombit - Ibrahim Rugova".Presidentja Atifete Jahjaga, nëpërmjet një deklarate për shtyp, thekson “përurimi i Udhës së Kombit “Ibrahim Rugova”, veprës të përbashkët madhore, është përmbushje e një ëndrre dhe synimi të kamotshëm”.Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të shfaqin maturinë “që na ka karakterizuar si shoqëri përballë sfidave shumë të rënda në të kaluarën, prej të cilës dolëm fitimtarë dhe t’ju besojmë institucioneve të Republikës së Kosovës në zbatimin e përgjegjësive të tyre”.Nëpërmjet një deklarate për shtyp qeveria e Kosovës ka sqaruar se "anulimi ndodhi për shkak të ndërhyrjes së një grupi qytetarësh të pandërgjegjshëm"."Qeveria e Republikës së Kosovës falënderon qytetarët e shumtë, që kanë ardhur për të festuar, në veçanti falënderon dhe u kërkon mirëkuptim për ndërprerjen e ceremonisë, kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, presidentes Jahjaga, ambasadores amerikane në Prishtinë, Jacobson, ambasadores e Turqisë në Prishtinë, Ozan dhe shumë personaliteteve të tjera vendore dhe ndërkombëtare, që ishin parashikuar të mbanin fjalim në këtë ceremoni", thuhet në deklaratë.ProtestaQë në orët e mëngjesit, një grup protestuesish ishte mbledhur në vendin ku ishte parashikuar që të mbahej përurimi i segmentit të 5-të të autostradës “Rruga e Kombit – Ibrahim Rugova”.Për më gjatë se dy orë, ata kanë qëndruar në fshatin Gjurgjicë, në vendin dhe kohën kur ishte parashikuar mbajtja e ceremonisë së përurimit të kësaj autostrade, e cila lidh Kosovën dhe Shqipërinë me një infrastrukturë moderne rrugore.Protestuesit, me brohoritjet "Liri për Fatmir Limajn", kundërshtuan arrestimin e nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe tre ish bashkëluftëtarëve të tij.Nën akuzat për krime lufte, Gjykata Supreme e Kosovës ka dhënë masën e sigurisë prej 30 ditësh burg ndaj katër të akuzuarve.Protesta ishte organizuar nga ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Brigadës 121 “Kumanova”.Për të pamundësuar mbajtjen e ceremonisë, ky grup protestuesish ka hipur edhe në skenën ku ishte planifikuar që të mbahej kjo ngjarje dhe ku ishte parashikuar të fliste kryeministri Hashim Thaçi dhe mysafirët e ftuar.Një ditë më parë, kryeministri Thaçi ka akuzuar misionin evropian për sundimin e ligjit, EULEX, duke thënë se arrestimi i Limajt ka motive politike. EULEX-i ka hedhur poshtë akuzat.Ndërkohë, përurimi i autostradës “Rruga e Kombit - Ibrahim Rugova” ishte planifikuar nga qeveria e Kosovës, si një prej shënimeve kulmore në kuadër të kremtimeve për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe ditës së flamurit kombëtar shqiptar.