Shtatores së Isa Boletinit në Mitrovicë i bashkangjitet edhe shqiponja
Shtatores së heroit kombëtar, Isa Boletini, vetëm pak ditë më parë në sheshin që mban emrin e tij afër urës kryesore në Mitrovicë, të martën i është bashkëngjitur edhe shqiponja.Shqiponja me dimensione më të mëdha sesa vetë shtatorja, është e punuar me konstrukt nga metali, ndërsa e ndërtuar prej drurit.“Kjo është një dhuratë për qytetin e Mitrovicës nga kompania ‘Podium’ e Tiranës, për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë”, ka thënë shkurt një përfaqësues i kësaj kompanie, duke mos dashur t’i bëhet emri publik.Ai theksoi se një shqiponjë e njëjtë është vendosur nga kjo kompani edhe në sheshin e Tiranës.Shtatoren e Isa Boletinit në Mitrovicë e ka punuar skulptori nga Durrësi, Idriz Balani, ndërsa është e gjatë 3.65 metra dhe kap koston prej 60 mijë eurosh.