Rasti “Kleçka”, BE: E papranueshme ndërhyrja politike në gjyqësor

Michael Mann, zëdhënësi kryesor i Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, duke folur për rastin e fundit të arrestimit të ish-komandantit të UÇK-së, Fatmir Limajt dhe tre bashkëluftëtarëve të tij nga forcat e EULEX-it, ka deklaruar se ndërhyrjet politike në procese gjyqësore janë të papranueshme.“Respektimi dhe forcimi i sundimit të ligjit është pjesë thelbësore e rrugës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Ndërhyrja politike në procese gjyqësore është e papranueshme, dhe ky është parim themelor i çdo shoqërie moderne dhe demokratike. Autoritetet e Kosovës kanë ftuar EULEX-in që të ndihmojë Kosovën, dhe ne presim që autoritetet e Kosovës ta mbështesin EULEX-in”, ka thënë Mann.Ndërkaq, ai ka shtuar se Bashkimi Evropian mbështet plotësisht punën e misionit të tij për sundimin e ligjit në Kosovë.“EULEX-i dhe i gjithë stafi i tij, në veçanti gjyqtarët dhe prokurorët, kanë mbështetjen e plotë të njëzet e shtatë shteteve anëtare të BE-së”, u shpreh në fund, zëdhënësi i Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton.