Protestë për lirimin e Limajt në Kosovë, shtyhet inagurimi i autostradës
Shtyhet ceremonia e inagurimit të 60 km të tjera të autostradës “Ibrahim Rrugova” në Kosovë.Shkak është bërë protesta e ish luftëtarëve të UÇK-së për lirimin e deputeti Fatmir Limaj nga paraburgimi.Qindra bashkëluftëtarë të Brigadës 121 “Kumanova” kanë protestuar në autostradën “Ibrahim Rugova” duke kërkuar lirimin e deputetit Fatmir Limaj dhe tre ish-luftëtarëve të tjerë të paraburgosur për rastin “Kleçka”.Sipas mediave kosovare mësohet se si pasojë e protestës, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i cili ndodhej në Kosovë për të marrë pjesë në inagurimin e rrugës është kthyer me helikopter në Tiranë.Mësohet se protestuesit kanë larguar mjetet teknike nga rruga dhe ka brohoritur parrulla për lirimin e Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës e Naser Krasniqit.Ndërkohë gjasat janë të vogla që ceremonia e përurimit të mbahet sot. Autostrada është e bllokuar në të katër drejtimet e saj. Protesta në përkrahje të Fatmir Ljmaijt po mbahen edhe në Malishevë.I vetmi që ka qenë i pranishëm nga zyrtarët e Kosovës te vendi i ceremonisë ishte ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, por i cili është larguar menjëherë.Naim Bujupi, njëri nga organizatorët e kësaj proteste, ka thënë se aryeja e vetme e protestës është rikthimi i rastit “Kleçka” në rigjykim.Protesta e ish bashkëluftëtarëve të Fatmir Limajt në autostradën “Ibrahim Rugova” ka eskaluar. Protestuesit kanë shkatërruar të gjitha pajisjet teknike në skenën e ndërtuar për ceremoninë e lëshimit në funksion të 60 km të radhës të kësaj autostrade.